Lajme

10 të dënuar punojnë jashtë institucioneve korrektuese, këto janë kushte që duhet plotësuar

Nga nëntori i vitit të kaluar 10 persona të cilët janë në vuajtje të dënimit në burgun e hapur të Smrekonicës, janë duke punuar jashtë këtij institucioni.

Ata janë të punësuar kryesisht në ndërtimtari, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, Florent Gashi, nga zyra për Informim në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Deri më tani rreth 10 të dënuar punojnë jashtë institucioneve korrektuese. Kryesisht janë nga burgu i Smrekonicës dhe burxhet të cilat janë institucionet të hapura, burgu me pavijon të hapur”.

“Këta dërgohen p.sh në ndërtimtari ose çfarëdo profesioni të vetin që kanë, jashtë institucioni”, tha ai

Por, që një i burgosur të mund të punojë jashtë institucionit korrektues, ai duhet të plotësojë disa kritere. Një nga to është të jenë afër përfundimit të dënimit.

“Këta të burgosur janë të vendosur psh të burgosurit me rrezikshmëri të ulët, ata të cilët janë afër përfundimit të dënimit  dhe të burgosurit me tretman të avancuar”, tregoi Gashi për EO.

Gashi më tej tregoi se puna e të burgosurve jashtë institucioneve korrektuese, bëhet me orar të plotë dhe se ata paguhen varësisht nga kontrata të cilën e bëjnë me kompanitë.

“Ky numër tashmë veçse ka filluar të rritet dhe gradualisht ne jemi të gatshëm me i përkrahë me i mbështet që këta me kry punën jashtë institucioneve korrektuese.

“Një i burgosur jashtë punon në orar të rregullt të punës, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00. Varësisht prej kontraës që ka me kompaninë. Në këtë shifër prej 10 personave, aktualisht kemi vetëm meshkuj”, tha Gashi.

Gashi tutje, tregon se për një të burgosur brenda ditës, institicuoneve korrektuese i kushton deri në 28 euro.

“Për një të burgosur brenda ditës shifra monetare shkon deri në 28 euro në ditë”, tha ai.

Në janar të këtij viti, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka nxjerrë menynë e re të ushqimit  për të gjithë të burgosurit.  Sipas Gashi, menyja ndryshohet varësisht nga stinët e vitit. 

“Menyja ndërrohet varësisht prej stinëve të vitit. Ushqimi kryesor i menysë është file peshku ,pasul patate, oriz dhe sallata”.

“Sipas menysë të burgosurve do t’iu sigurohet ushqim, i cili plotëson të gjitha nevojat kalorike dhe energjetike për të burgosurit. Në institucionet korrektuese ofrohet tri herë në ditë ushqim. Përveç menysë kryesore, për të burgosurit kemi pije të ndryshme”, tregoi ai.

Ushqimi që i servohet të burgosurve është i përshtatur me gjininë dhe moshën, gjendjen e tyre shëndetësore, por edhe në bazë të kërkesave të tyre fetare dhe kulturore.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close