Art/Histori

A e ke provue ndonjiherë me më dashtë?

Arjola Zadrima

A e ke provue ndonjiherë
me u shtri në bar,
e me duert nënkrye me imagjinu
një univers qetësie të pafundme?
Asht kaq i bukur
qielli, rrezet e zgjatuna të diellit
që përshkojnë kunora pemësh.
E ti mbyll sytë
ku mrenda pupilave vizatohet
një botë e kuqërremtë
krejt e jotja.
Unë të mendoj në këtë çast pra,
dhe ndjej një afsh
si sy në sy,
buzë në buzë
qënia jote më puth,
çdo pore të lëkurës seme
të butë,
e unë veç hesht,
e jam harrue mrenda kësaj ndjesie
kaq gjatë, pa e vu re
se asht ba natë
e tuj mendu për ne,
qielli dihatë e dëshira jeme
në zemër plas.
S’ka gja, thonë që realizohet
nji ashk , kur para syve tuej
një yll shkëputet në çast.
Po ti a e ke provue ndonjiherë
me më dashtë
aq fort sa shpirti me tu hovë
e fryma me tu marrë?
Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close