Lajme

Aksident i rëndë në Autostradën Prishtinë – Shkup, vdesin tre persona

Tre persona kanë vdekur si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, saktësisht në afërsi të fshatit Babush.

Lajmin për e ka konfirmuar Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura. Mehemti thotë se autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës”, konfirmon Mehmeti.

Tutje, Mehmeti tregon se tre personat e përfshirë në aksident kanë vdekur.

“Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close