Art/Histori

Anulohen të gjitha shfaqjet në Teatrin Kombëtar të Kosovës për muajin mars

Qeveria e Kosovës mori vendim në datën 11 mars për pezullimin e procesit arsimor si dhe vendosi kushte për organizimet që përfshijnë numër të madh njerëzish.

E krejt kjo po bëhet për shkak të pandemisë së përhapur, coronavirus, që për momentin është tema më e diskutuar e planetit.

Si rrjedhojë, shumë koncerte e shfaqje në vend po anulohet, teksa një vendim për ndërprerjen totale të shfaqjeve për muajin mars e ka marrë edhe Teatri Kombëtar i Kosovës.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, TKK njoftoi se të gjitha organizimet po ndërpriten për muajin mars.

Ky është njoftimi i tyre i plotë:

“Të dashur miq të teatrit!

Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të cilat u mor vendim sonte në mbledhjen e Qeverisë, me qëllim shmangien e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të publikut, NJOFTOJMË SE ANULOHEN të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin Mars.

Njëkohësisht apelojmë tek ju, respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi.

Ju njoftojm”.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close