Lajme

Arrestohen dy persona që shisnin fidane derisa ishin të infektuar me koronavirus

Afër 20 persona paraqiten në QKMF-në e Krushës, pas njoftimit se dy tregtarë janë infektuar

Është koha e të mbjelljeve.

Pavarësisht situatës me virusin covid19, kontakti mes njerëzve për të kryer shitje e blerje po vazhdon.

Edhe dy tregtarë nga Komuna e Malishevës,  ditën e premte u nisën për në Krushë të Madhe.

E atje, këta tregtarë u shitën fidane banorëve të fshatit.

https://video.gjirafa.com/shitesit-e-fidaneve-ne-krushe-konfirmohen-me-covid19

Por, disa ditë më pas, doli një  problem.

Dy shitësit u konfirmuan si pozitiv me virusin covid19.

Për këtë ka njoftuar, kryetari i Këshillit të fshatit në Krushë të Madhe, Selami Hoti.

Hoti, u shpreh se në bazë të të dhënave të Policisë tregtarët nga Malisheva kanë qëndruar në fshat për disa orë, e më pas janë larguar.

Ndërsa shtoi, se deri më tani në Qendrën e Mjekësisë familjare, janë paraqitur rreth 20 persona që kanë pasur kontakt me dy tregtarët.

Në Kosovë, më 13 mars u shënua rasti i parë me virusin covid 19.

Ndërsa, deri më tani janë shënuar 145 persona, 23 të shëruar dhe 3 të vdekur.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close