Lajme

Burrë e grua, paralajmërojnë revolta në Kosovë ‘nëse Gjykata vendosë ndryshe’

Burrë e grua, njëri anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje e tjetri si ministre e Drejtësisë, Alban Krasniqi dhe Albulena Haxhiu po paralajmërojnë pasoja dhe revolta masive në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të tyre lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Alban Krasniqi i cili njihet për gjuhën e tij kontroverse në reagime e tija në Facebook karshi situatës politike në çfarëdo periudhe kohore, tani po paralajmëron revolta masive.

Ai po thotë se kushdo që tenton ta shpëtojë presidentin Thaçi dhe kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa duke i futur duart në Kushtetutë, le ta dinë që do të përballet me revolta masive.

Kushdo që tenton ta shpëtojë Hashimin dhe Isën duke i fut duart në kushtetutë le ta dinë që ka me u përballë revoltë masive qytetare.ZGJEDHJE PO – VJEDHJE JO!

Julkaissut Alban Krasniqi Torstaina 21. toukokuuta 2020

Krasniqi ka reaguar edhe sot, përsëri ka përmendur Thaçin dhe siç i quan ai ‘piunë institucional’ se do të bien në gropën e vet që po e hapin.

Nuk do ia hedh paq as Thaçi e as piunët e tij institucional.Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe…

Julkaissut Alban Krasniqi Perjantaina 22. toukokuuta 2020

Nuk ka shkuar shumë gjatë, ka reaguar edhe gruaja e Albanit, e cila është ministre në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka pyetur pas lajmit të publikuar nga Koha Ditore, se si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?!

Ajo po thotë se çdo vendim në favor të dekretit të presidentit Thaçi do ta përmbyste vullnetin e popullit.

Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli”, ka shkruar Haxhiu.

Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet "mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës", e në…

Julkaissut Albulena Haxhiu Perjantaina 22. toukokuuta 2020

Kujtojmë se këto nuk janë presionet e para nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, madje lideri i tyre Albin Kurti ka kërcënuar Gjykatën Kushtetuese ku e ka shtyrë këtë të fundit të reagon përmes një komunikate.

Tags
Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close