Sport

Chellini i lumtur me rikthimin në fushë: Pjesa më e keqe kaloi

Giorgio Cheillini është rikthyer te Juventusi pas gjashtë muajsh mungesë shkaku i lëndimit.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër u rikthye në fushë në fitore 2-0 ndaj Brescias në kuadër të Serie A-së.

Chiellini zëvendësoi Leonardo Bonuccin në minutën e 77-të, duke thënë se është i lumtur për rikthimin e tij në fushë.

Juventus (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Pjesa më e keqe ka kaluar, tani arrin pjesa më e vështirë”, ka thënë Chiellini për Sky Sport Italia.

“Sot kishin nevojë për një pjesë të energjisë, faleminderit të gjithëve në stadium. Tani duhet të punoj shumë dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarët”.

“I falënderojë bashkëlojtarët që kanë bërë punë të madhe. Janë në vendin e parë, në Kupën e Italisë dhe në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, tani duhet të vazhdojmë së bashku”, ka shtuar më tej ai.

Juventusi në xhiron e ardhshme do të takohet me SPAL-in, e që shpreson të fitojë edhe këtë takim, pasi më pas do të takohet me Interin dhe Milanin. 

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close