Lajme

Hoti për Kurtin: Jemi mundu me sjellë në vijë, por ka qenë e pamundur!

Zëvendëskryeministri i shkarkuar, Avdullah Hoti ka folur në Pressing pas seancës së natës së kaluar, ku edhe u rrëzua qeveria Kurti.

Hoti ka thënë se ia kishte bërë të qartë Kurtit edhe më herët se nuk shkon ashtu siç po vepron ai.

“Unë kam respekt për të, ngase kemi punuar dy muaj bashkë. Nuk është i mësuar të pranojë partneritet, por kujton dhe ka kujtu që LDK është mi shërby atij.

Ne kemi hy në koalicion për e mbrojt frymën tonë politike. Kam qenë personi që ka koordinu bisedat për koalicion për program qeverisës dhe pjesë më pas e arritjes së marrëveshjes.

Edhe atëherë kam insistu që edhe nëse nuk arrihet marrëveshje ta ruajmë respektin”, ka thënë Hoti, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se tarifa është ajo që ka këmbëgul Kurti dhe nuk ka dëgjuar fare LDK-në.

“S’ka vend në Kosovë për ide totalitare. Nuk është ajo që nëse personi s’pajtohget me ty e kërcënon atë. Në vitin 2020 ka mungesë të tolerancës politike.  Kështu që të gjitha ato që kemi menduar janë prapa vendimit të kryesisë që s’mund të vazhdohet me bashkëqeverisje.

S’është vetëm LDK që s’u pajtu, por 82 deputetë. Duke i thënë stop çasjes së tij. Ne jemi mundu ta sjellim më vijë, por ka qenë e pamundur.

Si rrjedhim Mustafa është detyru m’ja dërgu një mesazh që s’mund të vazhdojmë tutje dhe pas pandemisë kur të kalojë do të largohemi nga qeverija për shkak të taksës, por ai shkarkoi ministrin Veliu pa e njoftu askënd i cili s’ka pas asnjë vërejtje si ministër”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu ai shtoi se problemi i tij me presidentin Thaçi, s’mund të jetë vuajtje e koalicionit.

Po ashtu Hoti kritoi Kurtin edhe për lëshimin e madh që ka bërë duke komentuar mbledhjet e këshillit të sigurisë që është shkelje e ligjit.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close