Sport

Ibrahimovic vs Ronaldo, 1261 gola

Përballje titanësh sonte në ‘San Siro’, përballen dy futbollist që së bashku kanë shënuar 1261 gola; 538 gola për Ibrahimoviçin dhe 723 gola për Cristianon.

Milan vs Juventus nuk do të jetë vetëm një përballje mes klubeve më të trofeshëm  në Itali, por do të jetë një përballje edhe mes dy ndër futbollistëve më të mirë në histori, Zlatan Ibrahimovic vs Cristiano Ronaldo.

Deri në janar, ylli i Serie A, më i veçuari ishte natyrisht, Ronaldo, por me ardhjen e Ibrahimovic vëmendje ka kaluar edhe te suedezi.

Ata ia kanë dhënë shumë këtij sporti, dhe kanë një karrierë të pasur me trofe e rekorde historike.

Njëri 38 vjeçar, tjetri 35 vjeçar, por ende duke lënë gjurmë në fushë, ashtu siç do të tentojnë të bëjnë edhe sonte.

Ata do të japin më të mirën për ekipet e tyre përkatëse që të dalin fitimtarë, pasi përveç rivalitetit mes Milanit e Juves, tani më rivalitet ka edhe mes Ibrës e Ronaldos.

Sonte përballen mes vete dy persona që së bashku në karrierë deri më tani kanë shënuar 1261 gola; 538 gola për Ibrahimoviçin dhe 723 gola për Cristianon.

Ndeshja mes Milanit dhe Juves do të zhvillohet në ‘San Siro’ nga ora 20:45 në kuadër të Kupës së Italisë. 

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close