Të ndryshme

Instagrami vjen me një risi, ja detajet

Në këtë platformë për shpërndarjen e fotografive, mund të kërkohet opsioni “On This Day”, që mundëson në rikthimin e fotografive, që janë postuar pikërisht atë ditë, nga një deri në pesë vite më parë.


Kjo mundësi që më herët ishte në dispozicion për Storie, tani mund të bëhet edhe për fotografi, në mënyrë që të zbutet sado pak mërzia e të qëndruarit në shtëpi si pasojë e coronavirusit.

Mundësia e realizuar në Timehop, është e njëjta që është përdorur nga Facebook, Apple Photos dhe Snapchat, për të kthyer nostalgjinë në kohën e dikurshme.

Njoftimi për këto fotografi vjen në Activity Feed, ndërsa nëse përdoruesi nuk dëshiron t’i shfaqen këto fotografi ndër vite, atëherë mund ta mbyllë këtë mundësi dhe nuk do t’i shfaqen në ditët në vijim.

Deri më tani, fotografitë riktheheshin, vetëm që të reflektohej në vetën, të bëheshin krahasime me të renë, si dhe të shpërndahen me të tjerët, apo të injorohen në tërësi.

Tani këto imazhe po rikthehen, për të treguar se si jetonim sikur, derisa nuk e llogaritëm ndonjëherë se do të ndodhë kështu.

Tags
Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close