Sport

Pele, pas lajmit se është në depresion dhe s’del nga shtëpia: S’kam frikë

Legjenda braziliane Pele i ka mohuar shqetësimet për shëndetin e tij, duke insistuar se ai është mirë dhe se nuk ka frikë.

Djali i Peles, Edinho, tha para disa ditëve se babai i tij ishte në depresion dhe nuk pranonte të dilte nga shtëpia shkaku i problemeve me ijën e tij.

Megjithatë, tre-herë fituesi i Kupës së Botës, Pele – i cili i mbush 80 vjeç  në tetor – i mohoi këto shqetësime të enjten.

“Faleminderit për lutjet dhe shqetësimet e juaja. Unë jam mirë. Do t’i mbush 80 vjeç këtë vit. Kam ditë të mira e të këqija. Kjo është normale për njerëzit e moshës time”, ka thënë Pele, në një deklaratë të lëshuar.

“Nuk kam frikë, jam i përkushtuar dhe kam vetëbesim për atë që e bëj. Javën e kaluar e pata fatin ta takoj presidentin e Konfederatës Braziliane të Futbollit në studion ku po e incizoja dokumentarin tim”.

“I kam pasur dy sesione fotografimi muajin e kaluar për kampanjat që i përdorin fotografitë dhe deklaratat e mia”.

“I kam të planifikuara edhe disa evente të tjera. Nuk u shmangem takimeve që i kam të agjendën time të ngarkuar. Unë vazhdoj t’i pranoj limitimet e mia fizike në mënyrën më të mirë të mundshme, por tentoj të vazhdoj përpara. Zoti ju bekoftë të gjithëve”.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close