Shneta & Shije

SHBA nis testimin e vaksinës kundër koronavirusit: Rezulton me sukses

Shkencëtarët të hënën testuan vaksinën e parë eksperimentale mbi koronavirusin, tek disa njerëz vullnetarë, duke shënuar kështu një moment historik në luftimin e kësaj pandemie në rritje në mbarë botën.

Jennifer Haller, 43 vjeç, ishte pjesëmarrësja e parë e cila mori vaksinën, në Institutin e Kërkimeve Kaiser Permanente Ëashington në Seattle.

‘’Të gjithë ndihemi të pafuqishëm tani. Kjo është një mundësi e mahnitshme për ta provuar’’, tha Haller.

Ajo u bashkua me tre pjesëmarrësit e tjerë, të cilët gjithashtu morën këtë vaksinë.

Haller pasi doli nga dhoma tha se ndihej më mirë.

Rreth 45 vullnetarë pritet të marrin pjesë në studimin që dëshmon se vaksina, e cila ka emrin mRNA-1273 është e sigurt dhe mund të funksionojë.

Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se studimi i ri, “i nisur me shpejtësi rekord”, është një hap i parë i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi. ”

Kjo vaksinë nuk do jetë në dispozicion për përdorim të gjerë për 12 deri në 18 muaj, sipas Fauci.

Vaksina vjen pasi sëmundja ngjitëse është përhapur në më shumë se 164,000 njerëz në 149 vende dhe territore.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close