Lajme

Si do të jetë moti nesër?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka treguar se moti për ditën e nesërme do të jetë i vranët, i shoqëruar me intervale kohore me diell.

Vranësirat në disa vende të Kosovës do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh dhe me shi.

Ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celcius, derisa ato maksimale do të jenë rreth 23-25 gradë Celcius.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:

Moti 07.06.2020

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button
Close
Close