Lajme

Thaçi: Nëse s’e shfrytëzojmë interesimin e SHBA’së, mbesim vend i izoluar

Presidenti Hashim Thaçi ka folur pas nënshkrimit të letrave me Serbinë për ndërtimin e autostradës dhe të linjës hekurudhore që lidh Beogradin e Prishtinën. Thaci thotë se kjo con dy shtetet një hap para drejt arritjes së marrëveshjes finale, ndërsa thotë se duhet të shfrytëzohet interesimi i SHBA’së. 

“Arritja e marrëveshjes së sotme është një mesazh që po fillon një proces i rëndëssihëm pas marrëveshjes për hekurrudhë dhe autostradë”, ka thënë Thaci nga Mynihu, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se Kosova nuk duhet të merr vendime që do ta largonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

“Institucionet e Kosovës duhet të marrin veprime që të hapin perspektivën euroatlantike dhe nuk duhet të marrin vendim që e largojnë nga SHBA’ja dhe BE’ja”, ka thënë Thaçi.

Ai thotë se nëse Kosova nuk e shfrytëzon interesimin e tanishëm të sHBA’së për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, atëherë do të mbesim të izoluar për vite a dekada të tjera.

“Dua të shpresoj që ky vit mund të jetë viti që definitivisht të arrihet marrëveshja paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Fokusi i Presidentit Trump në këtë proces duhet ta shfrytëzojmë dhe të mos humbin dekada tjera.  Nëse do të fokusohemi tek Brukseli atëherë mund të them se do të mbetemi të izoluar edhe për vite të tjera”.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close