Lajme

Totaj nxjerr pamjet: Kurti e Haskuka injoruan Hasin për dëmet e breshrit, vetëm për vota vizitojnë ketë vend

Kryetari i PDK’së në Prizren, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe se ka injoruar Hasin në vizitën e tij në vendet e prekura nga shiu dhe breshëri ku sjelli shumë dëme, shkruan Gazeta Metro.

Totaj duke akuzuar edhe kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën, tha se nuk gjeti kohë për vizitë dëmeve të furtunës.

Ai po thotë se që nga koha kur Vetëvendosje qeverisë gati se 3 vite, Hasi është injoruar vazhdimisht.

Kryetari i PDK’së tha se Hasi po vazhdon të shfrytëzohet nga VV vetëm në kohë të zgjedhjeve për të marrë vota.

Postimi i plotë:

Injorimi i Hasit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk kanë gjetur kohë ta vizitojnë edhe Hasin, pas motit me furtunë, që dy ditë më parë përfshiu edhe këtë rajon, duke shkaktuar dëme të shumta në bujqësi, infrastrukturë dhe në ekonomitë familjare.

Kurti dje ka qenë vetem në Suharekë dhe Mamushë e Haskuka në Anadrini, shumë afër Hasit, por nuk kanë e parë të arsyeshme të dalin andej Drinit, meqenëse tash nuk është fushatë zgjedhore. Hakuka nuk e ka parë të arsyeshme që nga Pirana, të vazhdojë për në fshatin përballë, në Krajk, Gjonaj, Bregdri e gjetiu ku ka dëme të shumta.
Është për të ardhur keq, se si Kryeministri nuk gjen kohë ta vizitojë një rajon të madh, për t’i ofruar përkrahjen e merituar institucionale. Kjo tregon qartë se Hasi nuk paraqet ndonjë interes për pushtetin aktual.

Pos, dëmeve të konsiderueshme nga moti, Kurti është dashur ta vizitojë e madje ta falënderoi Hasin edhe për një arsye të rëndësishme në kohën e pandemisë. Në këtë rajon, deri tash nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus.
Në fakt, gjatë tri viteve të fundit, kur pushtetin lokal e udhëheq Vetëvendosje, Hasi është injoruar vazhdimisht. Këtë më së miri e dëshmon gjendja e mjerueshme e rrugës rajonale Gjonaj-Kushnin, traseja e të cilës është deformuar tërësisht.

Pavarësisht kësaj, Hasi që njihet për zemërgjerësinë dhe bujarinë e vet, duke dhënë kontribut gjatë gjithës historisë, dhe që ia ka dalë edhe në rrethanat më të vështira do t’ia dalë edhe tash.
Të gjithë qytetarët dhe komunat duhet të trajtohen barabartë. Hasi andej e këndej kufirit, që pasur një rol të rëndësishëm dhe vatër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë dhe është shembull i qytetarisë punëtore, andaj pa ndonjë hezitim meriton përkrahje, si nga pushteti lokal ashtu edhe nga ai qendror.

Kjo qasje, tregon se Kurti e Haksuka shkojnë në Has, vetëm sa për të “shnuk” vota, të cilat ndonëse të pakta, deri tash i kanë marrë pa asnjë meritë.

Injorimi i Hasit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i komunës…

Julkaissut Shaqir Totaj Perjantaina 22. toukokuuta 2020
Tags
Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close