Lajme

U përmend shërbimi ushtarak, qeveria s’ka model as afat për këtë punë

Ndonëse synojnë ta bëjnë të detyrueshëm shërbimin ushtarak, qeveria “Kurti” ende nuk ka as model e as afat se kur do ta bëjë realitet një gjë të tillë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ky proces fillimisht do të kërkojë ndryshimin e bazës ligjore, mbi të cilën do të parashihen edhe detajet. Ajo zotohet se çdo ndryshim do të bëhet pa krijuar dilema në raport me partnerët strategjikë të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon që shërbimin ushtarak ta bëjë të detyrueshëm. Në planprogamin qeverisës, të harmonizuar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, theksohet se do t’i nisin përgatitjet për shërbimin e obligueshëm ushtarak në përputhje me praktikat dhe me standardet më të mira të vendeve të NATO-s.

Mirëpo procedurat se si planifikon ta bëjë një gjë të tillë qeveria “Kurti” ende nuk i ka bërë të ditura.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë theksuar për gazetën “Zëri” se për organizimin e këtij shërbimi duhet fillimisht të bëhet plotësim-ndryshimi i bazës ligjore mbi të cilën pastaj do të krijohen edhe detajet. Se kur synojnë ta jetësojnë këtë plan nga ekzekutivi aktual theksojnë se ende është herët të dihet, për shkak të procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ushtri.

Përderisa njohës të çështjeve të sigurisë janë skeptikë se shërbimi i obligueshëm ushtarak mund të fillojë para katër vjetëve të ardhshëm. Me një prioritet të tillë Albin Kurti kishte garuar edhe në zgjedhjet e 6 tetorit, ku jepte disa afate për parapërgatitjet e këtij organizimi

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close