Sport

Vdes kampioni evropian i boksit për shkak të koronavirusit

Ish-kampion evropian i boksit, Angelo Rottoli, nuk ka mundur të përballojë sëmundjen e koronavirusit.

Ai vdiq në Bergamo të Italisë, në moshën 61-vjeçare.

Rottoli ndërroi jetë në spitalin Ponte San Pietr, derisa dy javë më parë nëna e tij dhe vëllai vdiqën për të njëjtën arsye, shkruan boxingscene përcjell Klan Kosova.

Ai ishte dy herë kampion me Italinë, ndërsa në vitin 1987 u bë kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të lehtë.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close