Lajme

Vetëm këra tre deputetë votuan kundër rrëzimit të Qeverisë

Tre deputetë të Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja,përfshirë Vjosa Osmanin, kanë votuar kundër rrëzimit të Qeverisë.

Dy deputetë që kanë votuar kundër janë Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua sot nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.Mocioni u votua me 82 vota për, 32 kundër, dhe 1 abstenim.

117 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Qeveria Kurti u rrëzua në ditën e 52-të të qëndrimit në pushtet.

Shqyrtimi i mocionit të mosbesimit ndaj ekzekutivit ishte kërkuar të shtyhet për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi, nga i cili deri më tani në Kosovë janë konfrimuar 71 raste.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi.Qeveria Kurti u miratua me 3 shkurt të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, pas më shumë se 100 ditësh negociata LVV-LDK dhe rreth 4 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit 2019, të cilat të parën e renditën LVV-në, e të dytën LDK-në.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close