ShowBiz

Vizita që nuk e priste, babai befason Rita Orën: Jam vajza më me fat ndonjëherë

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në Florida.

Ajo atje është duke kryer xhirimet e klipit të ri, teksa në ditën e xhirimeve është befasuar nga një surprizë shumë e këndshme.

Kjo pasi babai i saj, Besnik Sahatçiu, ka shkuar ta vizitojë atë në mes të xhirimeve pa paralajmëruar për ardhjen e tij.

E lumtur nga kjo befasi, Rita ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video të shkurtër, ku shfaqte babanë e saj.

Babai i Rita Orës befason të bijën me ardhjen e tij surprizë gjatë xhirimeve (Foto: Rita Ora/InstaStory)

“Babai im më befasoi mua, jam vajza më me fat ndonjëherë”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e këtij postimi.

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare kohëve të fundit është e angazhuar edhe si anëtare jurie në formatin shumë të ndjekur në Britani të Madhe, “The Masked Singer”.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close