Sport

Ylli kosovar që u prek nga Koronavirusi flet për gjendjen e tij

Valdrin Mustafa kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus, por gjendja e tij është shumë më mirë tani pas qëndrimit në karantinë.

Futbollisti i Hannoverit dhe i Kombëtares së Kosovës me anë të një postimi në Facebook ka zbuluar se gjendja e tij është më e mirë tani.

Mustafa do ta bëjë edhe një test final së shpejti për ta kuptuar nëse është shëruar plotësisht.

Të dashur miq, së pari ju faliminderoj të gjithve nga zemra për gjitha mesazhet e juaja që në këtë kohë të vështir më kanë dhanë forcë dhe shpresë mua dhe Families time, Dua tju informoj gjithashtu qe tash unë mirë jam, dhe shpresoj që pas testit Final qe do ta bëj ditët në vijim, do muj të ju rrefej që edhe këtë sfid e mbarova me sukses“, ka shkruar Mustafa.

Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close