Sport

Zbulohet data e mundshme e rimeçit Fury-Wilder

Kampioni i botës në peshat e rënda Tyson Fury mund të përballet me amerikanin Deontay Wilder për herë të tretë në muajin tetor, sipas promotorit Frank Warren.

Muajin e kaluar, britaniku 31-vjeçari e mundi bindshëm me nokaut në rundin e shtatë amerikanin Wilder në MGM Grand në Las Vegas, duke e fituar kështu titullin në WBC.

Kjo dyshe ishte ndeshur për herë të parë në dhjetor të vitit 2018 në Los Ageles, në një meç që u mbyll me barazim kontrovers.

Pas rimeçit të shkurtit, Fury tha se karriera e tij do të kompletohej pasi të përballet me atdhetarin Anthony Joshua – kampionin aktual në WBA, IBF dhe WBO – një meç që do t’ia jepte boksit botëror kampionin e parë të padiskutueshëm që prej vitit 2000 kur Lennox Leëis i mbajti të gjithë katër titujt.

Megjithatë, Wilder e aktivizoi një klauzolë në marrëveshjen me Fury për një meç të tretë dhe data e këtij meçi ishte 18 korriku në Las Vegas.

Por ky duel është shtyrë për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus.

“Dueli i 18 korrikut nuk do të ndodhë. Komisioni në Nevada tha se nuk do të ketë boks në të ardhmen e afërt dhe Las Vegas i ka mbyllur të gjitha kazionit, është bërë qytet fantazmë”, tha Warren.

“Lufta mes tyre nuk do të ndodhë pa praninë e tifozëve në stadium, sepse këta dy janë tepër të mëdhenj për të luftuar prapa dyerve të mbyllura”, shtoi ai.

“Askush nuk e di çfarë do të ndodhë… tetori duket si data kur do të ndodhë lufta mes tyre”, theksoi ai. 

Tags
Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close