Lajme

Zbulohet e vërteta e fotografisë së qenit hero me medalje nderi

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në Twitter, një fotografi të rreme ku shihet ai duke dekoruar me medaljen e nderit qenin Conan që mori pjesën në operacionin ushtarak për kapjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Por, fotografia është modifikuar nga Daily Wire, një ueb-faqe konservatore që ka ndryshuar versionin origjinal, ku shihet Trump duke dekoruar me medaljen mjekun e pensionuar të ushtrisë James McCloughan gjatë vitit 2017, për faktin se ua kishte shpëtuar jetën dhjetëra personave gjatë luftës në Vietnam, shkruan New York Times.

Medalja e nderit është dekorata më prestigjioze ushtarake që u jepet zakonisht ushtarakëve për veprimet e jashtëzakonshme në beteja, dhe në tentim për të shpëtuar jetë njerëzish.

Në fotografinë e publikuar në Twitter nga presidenti amerikan, koka e McCloughan është zëvendësuar me atë të qenit që në media po apostrofohet si “Conan”.

Kur Trump e postoi fotografinë për herë të parë gjatë të martës, ai tha se fotografia është e deklasifikuar, por jo edhe emri i tij.

E të mërkurën ai madje konfirmoi se emri i tij është Conan dhe se pritet të niset nga Lindja e Mesme për në SHBA, ku gjatë javës së ardhshme do të jetë “vizitor” në Shtëpinë e Bardhë.

McCloughan nuk kishte mundur të ndalet se qeshuri kur New York Times ia tregoi dy fotografit. “Qentë ushtarakë janë shumë inkurajues”, tha ai me një dozë humori. 

Tags
Shfaq më shumë

Të tjera nga rubrika

Back to top button
Close
Close